Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në Kroaci, u ndal në finale

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi (-48 kg), sot fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Ajo u ndal në finale nga kampionia olimpike (-52 kg), japonezja, Uta Abe, kategoria -52 kg.
Siç informoi Komiteti Olimpik i Kosovës, Krasniqi deri në finale u kualifikua pas katër fitoreve.
Flaka Loxha arriti deri në raundin e tretë të kategorisë -57 kg.
“Disi fitoi 490 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, ndërsa Flaka 112.”, bëri të ditur KOK./21Media

Back to top button