Mbyllet lokali në Prizren që organizoi dasma në pandemi

 
Policia në Prizren ka ndaluar një dasmë, teksa ka dënuar pronarin e sallës me 500 euro dhe organizatorin me 200 euro.
“Me datën 06 tetor 2021, rreth orës 15:30, policia kishte pranuar një informacion pasi në një sallon të dasmave në Prizren, kishin organizuar aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar aftësive policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng. Pas verifikimit të policisë ndërmori masa në bazë të Ligjit 07L-006 dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 eurosh për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Policia gjithashtu ka njoftuar se e kanë mbyllur lokalin, i cili që nga vendosja masave nga Qeveria, i ka thyer vazhdimisht ato.
“Në lidhje më këtë rast është informator edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i kam bërë sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i mbyllur lokal”, thuhet në njoftim./21Media

 

Back to top button