Mbyllet me barazim pjesa e parë Kosovë-Gjeorgji

 
Ka përfunduar me barazim pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi 1:0 që në minutën e 11-të me golin e Termike Okriashvillit, pas një gabimi të portierit Aro Muriç.
Kosova në vazhdim e kërkoi me ngulm golin e barazimit, të cilin edhe e gjeti në minutën e 44-të përmes Vedat Muriqit nga penalltia.

Back to top button