Mbyllet me rezultat të papritur miqësorja Belgjikë – Kroaci

 

Belgjika e ka fituar miqësore shumë interesante të zhvilluar ndërmjet Belgjikës dhe Kroacisë.

Vetëm një gol u realizuar gjatë gjithë 90 minutave lojë edhe pse pritej një ndeshje me më shumë gola duke pasur parasysh lojën ofanzive që e aplikojnë këto dy kombëtare.

Goli i fitores se Belgjikës u realizuar në minutën e 38’ të ndeshjes kur sulmuesi i Interit përfitoi nga një tollovi e krijuar brenda zonës së kroatëve dhe me një goditje të fortë shënoi për 1-0.

Kjo ndeshje ishte një test për të dy këto skuadra para se të fillojë Kampionati Evropian Euro 2020 te premten e 11 qershorit.

Back to top button