Mbyllet Mjekësia Sportive

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës këtë të premte ka njoftuar se në Mjekësinë Sportive nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar me koronavirus, me ç’rast është mbyllur.
Sipas tyre, katër pacientët e fundit që ishin në këtë Njësi janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.
“Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë./21Media

Back to top button