Mbyllet një segment i autostradës “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se prej datës 8 maj nga ora 08:00 deri 18:00 dhe më 9 maj në po të njëjtën orë, do të mbyllet për qarkullim segmenti i Autostradës “Ibrahim Rugova”, kyçja Prizren Veri dhe Suharekë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për nevoja të Operatorit te Sistemit ,Transmisionit dhe Tregut KOSTT për vendosjen e shtyllave përgjatë korridorit të Autostradës, “Ibrahim Rugova”- R7, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyçja Prizren Veri – kyçja Suharekë”, thuhet në njoftim.

MIA, gjithashtu kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore./21Media

Back to top button