Mbyllet pa fitues derbi mes Chelseas e Unitedit

Përfundoi pa fitues ndeshja e sontme tejet interesante mes Chelseas dhe Manchester Unitedit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea barazoi 1:1 me Manchester Unitedin.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori italian, Jorginho, i cili dërgoi Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 87’.
Ndërkaq, golin e barazimit për Unitedin dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Casemiro, i cili shënoi në minutën e 90+4’ shtesë për 1:1.
Me pikët e reja, Chelsea ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt në tabelë, krahas Manchester Unitedit që zë vendin e pestë me 20 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Back to top button