Lagjet e Prishtinës që nesër mund të kenë ndërprerje të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a sonte ka bërë të ditur se nesër mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në fshatrat me shtrirje përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë dhe në një pjesë të Prishtinës.
Sipas KRU “Prishtina”, lagjet e Prishtinës që mund të ndjejnë mungesën e ujit janë: Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria, Medrese dhe zona të tjera.
“Gjatë ditës së nesërme 23 tetor , e diel do të realizohen punime teknike, respektivisht ndërhyrje në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik – Prishtinë. Ndërhyrja do të bëhet në fshatin Lupç.”, ka informuar KRU “Prishtina.
Punimet pritet të fillojnë në orën 09:00 dhe të vazhdojnë deri në 16:00./21Media

Back to top button