Rina po bëhet gati për projektin e ri

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ka filluar të përgatitet për projektet e reja muzikore.
Lajmin e ka bërë të ditur sot artistja, e cila ka postuar një fotografi, teksa shihet duke u rregulluar.
”Duke u bërë gati për njërën nga videoklipet”, ka shkruar Rina në instastory.

Tashmë një kohë, artistja po publikon projekte në bashkëpunim me të dashurin e saj Sinboy. Rina ka kohë që ka paralajmëruar një album, të cilin ka vendosur ta titullojë ”Balerina”. Ndërkohë, përmes Instagramit, Balaj ka bërë të ditur se data e publikimit të albumit është 7 shtatori.
Ndryshe, projekti i fundit është ”Cali”, të cilin artistja e ka sjellur më 18 korrik./21Media

Back to top button