Mbyllet përkohësisht aplikimi për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët

Është mbyllur përkohësisht për aplikim thirrja publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.
Ministria e Ekonomisë në një komunikatë për media ka bërë të ditur se Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022 sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.
“Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim”, thuhet në njoftim.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në kuadër të thirrjes publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët numri total i aplikuesve për fazën e parë është:
Numri total i aplikuesve 5 mijë e 992, ndërkaq shifra e arritur nga aplikimet është mbi 6 milionë euro.
“Pompë termike 1313 aplikues, invertar 2656 aplikues, kallda me biomasë 816 aplikues dhe stufa me biomasë 1207 aplikues. Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës sociale është 275. Bëhet e ditur se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218. Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro”, thuhet në komunikatë.

Back to top button