Mbyllet pika kufitare në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi

Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në përditësimin e bërë rreth orës 10:00 thuhet se magjistralja Pejë-Kullë është mbyllur pa dhënë ndonjë njoftim tjetër.
Portali rtv21.tv ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë dhe është në pritje të përgjigjes./21Media