Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ku Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U21 është duke zhvilluar ndeshje kundër asaj të Sllovenisë.
Ndeshja e sotme është e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2023 për U21, ndërsa pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, rezultati qëndron i barabartë 0:0.
Të dy kombëtaret kishin rastet e tyre për të gjetur golin, ku Kosova regjistroi vetëm një tentim drejt portës, krahas Sllovenisë që rrezikoi portën e “Dardanëve” të rinj plot tre herë.
Pavarësisht këtyre tentimeve, portierët si ai Nreca-Bisinger i Kosovës dhe Turk i Sllovenisë arritën që t’i mbajnë portat e paprekura gjatë kësaj pjese të parë.
Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0.

Back to top button