Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Sassuolos e Milanit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Sassuolos dhe Milanit, ku të dy skuadrat hyjnë drejt zhveshtores pa e gjetur golin.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Città del Tricolore”, kampioni italian, AC Milan është duke barazuar pa gola si mysafirë i skuadrës së Sassuolos.
Ishin pikërisht vendasit ata të cilët kishin mundësinë që ta zhbllokojnë rezultatin të parët, por që Domenico Berardi nuk arriti ta konkretizoj me sukses gjuajtjen nga penalltia në minutën e 23’ të ndeshjes.
Ndërkaq, gjyqtari ishte aktiv gjatë këtyre 45 minutave të para, ku shpërndau dy kartonë të verdhë për lojtarët e Milanit, respektivisht për Theo Hernandez dhe për Alexis Saelemaekers.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0:0.

Back to top button