Mbyllet pjesa e parë në finalen e FA Cup, pa gola në “Wembley”

 

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së FA Cup angleze mes Chelseat e Leicester Cityt, ku deri tani asnjëra skuadër nuk ka arritur të gjejë golin e epërsisë.

Pas 45’ minutave, as “Blutë” e Londrës dhe as “Dhelprat” nuk kanë shënuar gol, ku edhe nuk kanë pasur asnjë goditje drejt portës në pjesën e parë.

Të dy skuadrat janë duke treguar lojë të barabartë, ku momentalisht rezultati është i barabartë 0:0.

Po ashtu, vlen të ceket që në këtë finale të FA Cup të pranishëm në stadium janë edhe lojtari i 12, ose ndryshe tifozët, ku thuhet se përafërsisht 21,000 prej tyre gjenden në stadiumin “Wembley”.

Back to top button