Mbyllet qarkullimi në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Do të mbyllet qarkullimi për automjete e mjete të transportit në bulevardi “Xhorxh Bush” në Prishtinë nga 3 korriku deri më 14 korrik.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kjo mbyllje është bërë që t’i mundësohet Universitetit Ndërkombëtar Veror t’i zhvillojë aktivitetet në bulevard.

Ndërsa po ashtu ka njoftuar për ndryshimin e qarkullimit të autobusëve të “Trafikut Urban”.

“Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë. Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll””, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Back to top button