Mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë, kjo është arsyeja

Për shkak të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.
Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional  “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.
Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.
”Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë! Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button