Jolie: Lutem për popullin ukrainas
Angelina Jolie ndau të premten një video nga kufiri ukrainas teksa njerëzit u larguan nga vendi pas pushtimit rus.
“Më shumë se 50 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina në më pak se 48 orë. Kolegët e mi të UNHCR-së e dërguan këtë video nga Moldavia, në kufirin me Ukrainë”, ka shkruar Jolie.
Qindra njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse hynë në Ukrainë gjatë dy ditëve të fundit.
View this post on Instagram
Hashtag-u “Jo për luftë” ka qenë në trend në mediat sociale në gjuhën ruse, duke përfshirë profilet e një numri të famshëm rusë.
Hashtag-u dhe mbishkrimi janë shpërndarë afërsisht 208,000 herë në Instagram, ndonjëherë të shoqëruara nga një katror i zi. Postimet vijnë nga Rusia dhe diaspora ruse, si dhe nga popullsitë ruse-folëse të ish-republikave sovjetike.
”Frikë dhe dhimbje. Jo luftës”.
Njerëz të tjerë të famshëm rusë gjithashtu kanë ndarë ndjenja të ngjashme.
”Mos u dorëzoni para panikut dhe manipulimit të informacionit”, shkroi Manizha, një këngëtare ruso-taxhike që përfaqësoi Rusinë në Eurovizionin 2021.
“Tani çdo lëvizje apo fjalë e gabuar mund të jetë fatale. #Nowar”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?