Mbyllet sezoni për Lamelan

Gjatë këtij sezoni ai ka luajtur në 14 ndeshje

Futbollisti i Tottenham, Erik Lamela do t’i nënshtrohet një operacioni për të sanuar lëndimin në këmbë që po e mundon tash e sa kohë.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi i Tottenham, ku sqarohet gjithashtu se lojtari po ballafaqohet me probleme fizike.

Ky sezon për Lamelan mbyllet kështu me vetëm 14 ndeshje dhe dy gola të shënuar. Ai që prej tetorit të vitit të kaluar ka pasur telashe të njëpasnjëshme me lëndimet.

Pas operimit, 25 vjeçari pritet të nisë fazën e rehabilitimit në mënyrë që të përgatitet për stinorin e ardhshëm./21Media

Back to top button