Mbyllja e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri, Policia jep detaje

(Lajm i përditësuar)

Mbyllja e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri, Policia jep detaje

Pas nje shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në teritorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licence dhe të pa regjistruar në ARBK, njesi policore kanë shkuar për verifikim të ketij informacioni.

”Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit. Pas verifikimit të gjendjes faktike në këto objekte kemi ardhë në përfundim se nuk kanë licenca dhe nuk janë të regjistruara prandaj në konsultim me Prokurorin edhe janë mbyllur për hetim të mëtejm nga Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike”, tha Policia e Kosovës.

Tutje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për rtv21.tv ka treguar se gjatë kësaj kohe në Leshak Policia ka ndaluar dy persona të cilët janë dërguar në stacion të Policisë në Leposavic dhe atyre iu janë shqiptuar tiketa për mospërfillje të urdhërit të Policëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


Policia konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të zhvilluar sot.

Për rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.


Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë në veri

Policia e Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në objektet e Postës së Serbisë, që operon në veri të Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

“Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, ka thënë Elshani./21Media

Show More
Back to top button