Mbytet në person në përrua

 

Një person i paidentifikuar ende është gjetur i pajetë nga banorët e fshatit Grapsh në Devoll, në një përrua.

Nga të dhënat e para dyshohet se viktima është emigrant i jashtëligjshëm.

Nga vëzhgimet paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./oranews

Back to top button