KMDLNj: Duhet të ndalen të gjitha sulmet ndaj KQZ-së dhe Dakës

 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se gjuha që po përdoret ndaj KQZ-së dhe Valdete Dakës është i pashembullt për një vend demokratik dhe ku sundon ligji, prandaj duhet të ndalen të gjitha sulmet në mënyrë që zgjedhjet të mbahen me kohë dhe papengueshëm.

Sipas KMDLNj, edhe KQZ-ja si dhe kryetarja Valdete Daka e kanë Ligjin sikur edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe, çdo refuzim i zbatimit të Ligjit bartë përgjegjësi penale sikur që çdo përpjekje, kërcënim, shantazhim apo linçin, si ndaj KQZ –së dhe kryetares Valdete Daka, është sulm i drejtpërdrejtë mbi pavarësinë e këtij institucioni dhe përpjekje për instrumentalizim si dhe futje nën kontrollë politike.

“KMDLNj vlerëson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë të padrejta dhe se shkelin të drejtat e njeriut në mënyrën më flagrante të mundshme”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Back to top button