Mbytet një kosovar në Velipojë

Një person është mbytur para pak minutave në plazhin e Velipojës.
Viktima është identifikuar si shtetasi M.H, 76 vjeç nga Ferizaj
Raportohet se pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë viktimën në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.

Back to top button