Mbytet një 24 vjeçar në liqenin e Shkodrës
Një 24 vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”,
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme (15 gusht), teksa 24 vjeçari Bekim Demaj, se bashku me tre persona të tjera, po laheshin në këtë liqen.
Ai u hodh nga varka në liqen, por nuk mundi të dalë nga uji.
”Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji”, informon policia.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen. /oranews