“Më 15 dhjetor Asociacioni duhet të merr epilog”

Pas shumë diskutimesh e kundërshtimesh një propozim i BE-së për projekt -statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe doli të jetë i pranueshëm për Kosovën.

Por, refuzimi i Serbisë për ta nënshkruar planin e BE-së në kuadër të së cilit ishte edhe projekt-statuti i Asociacionit nuk i dha epilog kësaj çështjeje.

Profesori i së drejtës kushtetuese, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu parashikon që çështja e Asociacionit, të përmbyllet në dhjetor.

“Tash është dinamika e zbatimit të këtyre emarrveshjeve mestyre është edhe Asociacioni nëse shkojmë në bazë të dibamikës që është dashur të shkohet më 2013 kjo duhet të përfundojë për një muaj e gjysmë respektivisht më 15 dhjetor, duhet të merr epilog sepse kjo duhet vetëm zbatueshmëri dhe agjenda është e përpunuar që nga viti 2013 s’ka nevojë për agjendë të re, aty duhet të parashihet si duhet të fillojnë procedurat dhe të përfundojnë. Kryeministri i Kosovës e ka për obligim ndërkombëtarë me nënshkru projekt-statutin dhe me dërgu në Gjykatën Kushtetuese ajo e jep verdiktin e fundit dhe më pas miratohet në Asociacion”, u shpreh Kryeziu për RTV21.

Por, ndryshe mendon njohësi tjetër i Kushtetutës, profesori universitar, Mazllum Baraliu. Ai nuk pret që çështja e Asociacionit të përmbyllet gjatë këtij viti.

“Është çështje shumë e paparashikueshme dhe e vështirë mendoj që nuk është një çështje e veçantë dhe kryesore ani që kanë vu ndërmjetësit dhe Serbia. Ka shumë çështje që duhet diskutuar në pako nga marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit dhe mendoj që thjesht do të kalojë shumë ujë nën urë që dialogu të vazhdoj dhe çështjet e të mos kristalizohen sa të filloj të zbatohet asociacioni në Kosovë”, tha Baraliu për RTV21.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësime të ndryshme për propozimin e BE-së për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që iu paraqit palëve me 21 tetor.

“Është në favor të Kosoëvs dhe ne duhet të kemi përkujdesje që asociacioni të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet në Kosovë, ai do të ketë kontroll politik edhe akteve normative që nënkupton që çdo veprimtarj jashtë asociacionit do të ketë epilog negativ…”, tha Kryeziu.

“Edhe ky projekti i BE-së megjithatë edhe nëse është disejnu në atë mënyrë që ka ekuilibrin e që nuk ingranojnë kompetenca ekzekutive edhe atëherë do të ketë prekje të Kushtetutës edhe do të ketë kompetenca ekzekutive”., tha Baraliu.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën./21Media

Back to top button