Më 2 maj takimi Kurti-Vuçiq

Bashkimi Evropian për RTV21 ka konfirmuar se ështët themeluar komiteti për monitorimin e tbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

“BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut Beograd-Prishtinë, së bashku me Kosovën dhe Serbinë, si palë në Dialog për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, kanë krijuar sot një Komitet të Përbashkët Monitorues për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosova dhe Serbia dhe Aneksi i Zbatimit të saj. Themelimi bëhet 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë të Dialogut në Ohër, Maqedonia e Veriut, siç përcaktohet në Aneksin e Zbatimit”.

BE-ja ka bërë me dije edhe përbërjen e komitetit.

“Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori Petar Petkoviq”.

Zëdhënësja e BE-së, Zoi Muletier, ka bërë të ditur se takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq i do të mbahet me 2 maj.

“Komiteti do të takohet rregullisht në Bruksel. Termat e Referencës pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj”./21Media

Back to top button