Më 22 janar mbahet Asambleja Ballkanike e Volejbollit

Më 22 janar do të mbahet Asambleja Ballkanike e Volejbollit.
Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i faqes zyrtare në Facebook.
Asambleja mbahet në Shkup dhe është e 23-ta rresht e organizuar nga BVA, teksa prezent do të jetë edhe presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Aleksandar Boricic, zëvendës-presidenti Renato Arena dhe drejtori për zhvillim, Ozkan Mutlugil.
Veç këtyre, janë konfirmuar si pjesmarrës edhe presidentët e Federatave të Kroacisë dhe Sllovenisë, Ante Bakovic, Metod Ropret.
Presidentët dhe përfaqësuesit e Federatave Ballkanike votojnë për vendimet që do të diskutohen sipas pikave të agjendës që janë caktuar paraprakisht, do të vendoset për aktivitetet e vitit 2022, datat dhe organizatorët./21Media

Back to top button