Gjermania do t’ia japë Kosovës edhe 12 milionë euro

Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit të mirë, Qeveria Gjermane ka zotuar edhe 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qëndrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt. Kështu konfirmoi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muarti.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook”, Murati tha se këto mjete do të jenë grant dhe e sjellin në mbi 26 milionë euro gjithsej kontributin e Qeverisë Gjermane në formë granti për këtë projekt.
“Projekti në fjalë parasheh rritjen e kapacitetit për ngrohje qëndrore, dhe mundëson zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të Termokos-it, duke mundësuar efiçiencë shtesë e shfrytëzim të burimeve të ripërtërishme. Kjo po ashtu nënkupton që më shumë familje të kenë ngrohje me çmim të përballueshëm, duke rezultuar kështu edhe në zvogëlim të konsumit të energjisë elektrike që përdoret për ngrohje”, ka shkruar Murati./21Media

Back to top button