Më 24 korrik betohet Presidenti i ri i Shqipërisë

Mandati i Ilir Metës si President i Republikës do të mbyllet me datë 24 korrik.
Kjo pasi krerët e komisioneve dhe grupeve parlamentare kanë vendosur në mbledhjen e kësaj të hëne që në këtë datë Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme plenare për të zhvilluar procesin e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.
Ai u votua me datë 4 qershor si kreu i ardhshëm i Shtetit.
Begaj u zgjodh në postin më të lartë të shtetit shqiptar në raundin e katërt të votimit me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Pas seancës plenare të 24 korrikut, Begaj do t’i drejtohet Presidencës ku pritet të zhvillohet ceremoniali shtetëror për nisjen zyrtarisht të detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Begaj para votimit si President i ardhshëm i Republikës mbante detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me Gradën gjeneralmajor.
Ai do të zëvendësojë Ilir Metën në detyrën e Kreut të Shtetit, i cili u zgjodh President me 28 prill 2017./oranews

Back to top button