Më 26 korrik protesta e radhës e organizatave të veteranëve të luftës

Fadil Shurdhaj, invalid i luftës, konsideron se mospërfshirja e veteranëve të luftës së UÇK-së në ligjin për pagën minimale, është shkelje e vlerave të luftës nga qeveria e Kosovës.

“Është shumë e rëndë edhe si invalid edhe si qytetar i RKS edhe si njeri është shumë e rëndë ngase sot 170 euro nuk janë mjet financiare, nuk mundet të zgjidhet problemi i një veterani të luftës të UÇK-së. Veteranët e luftës nuk janë përfshi në pagën minimale edhe nuk u përfshinë prej qeverisë kjo është shumë e rëndë për të gjithë veteranet ngase ekzistenca e familjeve të tyre po i shuhet ata nuk kanë mundësi me ekzistu me 170 euro edhe 250 euro po diçka iu ndihmojnë kjo është shume e rëndë.”, tha ai.

Xhavit Jashari nga OVL e UÇK-së, paralajmëron kundërshtim të këtij vendimi, nëpërmjet protestave dhe rrugëve ligjore.

“Ne bashkërisht me shoqatën e invalidëve të luftës dhe organizatën e veteraneve biseduam sepse sipas informacioneve me datën 26 do të ketë seancë të Kuvendit. Ne po përgatitemi për një proteste për të kundërshtuar për të vazhduar kundërshtimin me gjithë ato që ndodhen, diskriminim ndaj veteraneve, gjithashtu edhe i bëme një shkrese presidentes për takim që mos të dekretoje ligjin e tille sepse janë shkeljet ligore të dy ligjeve ekzistuese qe trajtohen kategoritë e luftës por gjithsesi ne do të protestojmë por do t’i ndjekim edhe rrugët ligjore, tani do të bisedojmë edhe me deputete meqenëse ka shkelje në formën se si u votu kaloi me mjeshtri e tradhti të kësaj qeverie një ligj që nuk do te duhej të diskutohej kur janë ne pyetje kategoritë e luftës.

Nga Presidenca mësuam se Ligji ende nuk ka arritur në këtë institucion.

“Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhë në Presidencë. Kur të vij, do të analizohet sikurse dhe ligjet tjera.”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes

Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se vendimi i Kuvendit për mos përfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale është diskriminues marrë parasysh rëndësinë e tyre në luftën e Kosovës.

E para unë vlerësoj se te pjesa e veteraneve edhe nëse nuk do t’i fusnin ne pjesën e pagave të pagës minimale çfarë është përcaktuar me ligj, vlerësoj që veteranet e meritojnë një pagë dhe një përkrahje dhe një ligj ekstra të cilët nuk ka të bëj as me pagë mininale por duhet ta kemi të qartë se veteranet janë kategori e caktuar një kategori e artë që duhet të vlerësohet nga ana e qeverise sonë që uroj te mos kem shoqata që ata të jenë të trajtuar në mënyrë më të mirë për faktin se dihet se pse ata duhet të trajtohen në atë nivel dhe vlerësoj se ky lloj abuzimi me veteranet vlerësoj që nuk është ne rregull.

Ligji për pagën minimale i miratuar në Kuvend, parasheh rritjen e saj në 264 euro bruto. Deputetët e opozitës, që u përplasën me ata të partisë në pushtet, refuzuan të votojnë një ligj për pagën minimale. Ata thanë se mos përfshirja e veteranëve në ligj është diskriminuese dhe i kërkuan dorëheqjen e qeverisë./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button