Dua Lipa në Tiranë mban koncert për 28 nëntor

Mbrëmjen e 28 nëntorit në Tiranë do të performojë ylli me famë botërore Dua Lipa, e cila do të mbyllë në Tiranë turin e saj botëror por do të dhurojë dhe një koncert falas për të gjithë shqiptaret në ditën e flamurit.
Koncerti do të mbahet tek sheshi ‘Skënderbej’, ku para se Dua të dal në skenë, do të ketë edhe emra të njohur shqiptar që do të performojnë.
Këtë perormancë dhe takimin me publikun shqiptar, Dua ditë më parë ka thënë se e pret me padurim.
Duke nisur me festat e flamurit për të vijuar me muajin e magjishëm të dhjetorit, në Tiranë do të ketë një sërë aktivitetesh./21Media

Back to top button