Memli Krasniqi viziton ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka vizituar ish drejtuesit e UÇK-së, të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai ka shkruar në Facebook se si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.
“I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button