Më 3 nëntor Kurti-Vuçiq takohen në Berlin

Më 3 nëntor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në kuadër të Samitit të Berlinit në Gjermani.
Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar një burim nga Qeveria gjermane. Sipas burimeve tona, të dy krerët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Procesi i Berlinit është një nismë e iniciuar më 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel. Ky proces përqendrohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.
Procesi përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë: Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia./21Media

Back to top button