Me 5 emigrantë në makinë për në Mal të Zi, arrestohet i riu

 

Një 26-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës.

Shtetasi K.N u kap në aksin Shkodër-Hani i Hotit teksa po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vëndin e quajtur ‘Shtoj i Ri’, ky shtetas është kapur në flagrancë me mjetin tip Fiat, i cili po transportonte 5 shtetas të huaj të vëndeve të treta, Bangladeshi, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së”, informon policia.

Operacioni policor i koduar “Itinerari”, u finalizua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Kufirit Migracionit Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”./oranews

Back to top button