Më 5 shkurt jepet “Aroma e Hënës” në TKK

Shfaqja “Aroma e Hënës” do të jepet më 5 shkurt(e shtune) në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Një shfaqje nga Mehmet Kraja e me regji të Rozi Kostanit do të nis nga ora 20:00.
Teatri Kombëtar së fundmi ka publikuar listën e plotë të shfaqjeve që do të jepen tërë muajin shkurt, duke nisur me “Aromën e Hënës”.
Dramë provokative e ditëve tona, filozofike dhe surealiste e cila ngre teza të fuqishme ekzistenciale, social-politike e politiko-mediale.
Kjo shfaqje u dha edhe në Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe./21Media

Back to top button