Me 88 vota “pro” Kuvendi votoi ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive

Me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive, përcjell TV21.

Gjithsej votuan 110 deputetë, nga të cilët 88 deputetë votuan “pro”, ndërsa 22 votuan kundër.

“Konstatoj se Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Meqë rendi i ditës është ezauruar, konstatoj se seanca e dytë e Kuvendit ka përfunduar”, tha kryeparlamentari Afrim Gashi./TV21

Back to top button