Me 9 mijë episode, “Neighbours” drejt fundit!
Shfaqjës televizive më të gjatë australiane, “Neighbours” i erdhi fundi.
Pas 37 vitesh, kasti ka njoftuar se është marrë vendim që episodi i 9000 i “Neighbours” të jetë i fundit.
Producentët njoftuan përmes rrjetit social, Twitter se janë të pikëlluar pasi fansat e kësaj serie mund të dalin të zhgënjyer, gjithashtu se po i vije fundi një epoke.
“Na vjen keq, por s’kishim zgjidhje tjetër pos t’i japim fund shfaqjes televizive. Për gjithë fansat tonë të besueshëm, e dimë që është një zhgënjim i madh, siç është për gjithë ekipin. Ju falënderojmë për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen. Pas humbjes së partnerit tonë kryesor të transmetimit në MB dhe pavarësisht një kërkimi të gjerë për financim alternativ, ne thjesht nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pushojmë shfaqjen”, thuhet në njoftim.
We are so sorry to say that after nearly 37 years and almost 9000 episodes broadcast we have to confirm that Neighbours will cease production in June. pic.twitter.com/YwlDZPb7zB
— Neighbours (@neighbours) March 3, 2022
Për më shumë se një dekadë “Neighbours” u tha në Channel 5 dhe më herët transmetohej në BBC.
Episodi i parë i shfaqjes televizive për herë të parë u xhirua në vitin 1985 dhe u transmetua në BBC një vit më vonë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?