Arrestohen tre të mitur në Prishtinë
Tre të mitur në Prishtinë kanë përfunduar në burg.
Policia bënë të ditur se të dyshuarit të martën nën kërcënimin e thikës kanë kërkuar 10 euro nga një i mitur tjetër.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se gjatë kësaj jave, në Prishtinë humbi jetën një 14 vjeçar si pasojë e therrjes me thikë nga një 15 vjeçar, në afërsi të shkollës “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave.
I dyshuari është dorëzuar në Polici dhe Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti për të Mitur dje ka caktuar masen e paraburgimit prej 1 muaji ndaj të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës për portalin rtv21.tv muajin e kaluar ka thënë se ka thënë se 59 fëmijë në Kosovë janë privuar nga liria dhe po vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?