Me buxhetin e vitit 2022, Kurti premton investime në sektorë të ndryshëm

Kryeminstri, Albin Kurti i ka falenderuar të gjithë deputetët të cilët e kanë votuar buxhetin e Qeverisë për vitin 2022.
Sipas Kurtit ky do të jetë buxhet i zhvillimit sepse me 40 milionë euro do të mbështeten prodhuesit vendorë, me 40 milionë euro tjera do të mbështeten ringritjen e ndërmarrjeve publike si Trepça e Telekomi, 70 milionë euro për bujqësinë, kurse për punësimin e garantuar për të rinjtë janë ndarë edhe 20 milionë euro.
”Krijimi i vendeve të reja të punës është prioritet i koduar edhe në këtë buxhet. Ky do të jetë buxhet i mirëqenies dhe solidaritetit sepse kemi ndarë 45 milionë euro për shtesat për lehona dhe fëmijë, sepse kemi ndarë edhe 35 milionë euro për t’u siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro, dhe secilës familje në asistencë sociale shtesa prej 30% i bëhet e përhershme. Ky është buxhet i investimeve sepse me mbi 700 milionë euro do të investojmë në arsim e shëndetësi, kulturë e sport, infrastrukturë e siguri”, ka thënë Kurti.
Në seancën e sotme në Kuvend janë shqyrtuar 83 amendamente të cilat kanë qenë të propozuara nga deputetët./21Media

Back to top button