Kaloni te përmbajtja kryesore

Një bashkëpunim i ri? Mësoni me kë vjen në duet Dafina!

Artistja e shumë hiteve, Dafina Zeqiri ka qenë shumë premtuese në vitin 2020, se viti që po vinte, pra 2021, do ishte viti i saj dhe ashtu ndodhi!
Së fundmi, artistja ka bërë të ditur se do të sjellë bashkëpunimin e radhës më reperin, Majk.
Kjo u konfirmua përmes një postimi në Instagram, ku foto e dyshes u bë pohim i zërave se Dafina e Majk kanë bashkuar forcat për një këngë bashkë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)


Këtë vit, Zeqiri publikoi albumin “Dafinë Moj” i cili përmban gjithsej 14 këngë, e para nga to “Dafinë Moj”, në bashkëpunim me nënën e saj, Melihate Zeqiri dhe ndër të tjera bashkëpunime me artistë shumë të suksesshëm si Buta, Argjentina Ramosaj, Mc Kresha, Tuna, DJ Geek, MC Kresha, Lumi B, Elinel, RON.
“Dafinë Moj”, “Tdu-Duh”, “Karma”, “Llafe Llafe”, “Pasha Dafinën”, “Vet e lype”, “Nana”, “Sunny Hill”, “Sado(ik)”, “Ti dho krejt”, “Murder On the Dancefloor”, “Nana”, “Era”, janë këngët pjesë të albumit më të ri nga artistja, i cili shënon punën e palodhshme të saj ndër vjet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button