Me çka merren aktorët e serialit “Më fal’ pas përfundimit?

Është një ndër serialet më të popullarizuara që për më shumë se një dekadë, ka mbajtur shqiptarët të lidhur me temen e tij. 
Bëhet fjalë për serialin turk ‘Më fal’ i cili këtë javë ka përfunduar edhe për publikun shqiptarë pas 12 viteve, kurse, në Turqi ky serial kishte përfunduar në vitin 2018.
Dashuri, xhelozi, tradhti dhe gënjeshtra të shumta e veçuan çdo episod të këtij seriali.
Pjesë e serailit ishin emrat më të njohur të kinematografisë turke, në mesin e tyre ishte edhe Gay Turgut, Şeyma Korkmaz, Ulviye Karaca, Mert Altınışık.
Pas përfundimit të serialit aktorëve iu hapën dyer të reja për projekte të ndryshme, për dallim nga Gaye Turgut e cila është përkushtuar në rritjen e vajzës.

Şeyma Korkmaz e njohur si “Feridja” është duke luajtur në serialin “Kurulush Osman”.

Gençliğim Eyvah që u bë e njohur me rolin e “Zyhras” është bërë pjesë e serialit Gençliğim Eyvah.

Në serialin “Ariza” keni pasur mundësin ta shihni aktorin Mert Altınışık, i njohur si “Kemali”.

Murat Danaci i njohur me rolin e “Xhynejtit” ishte pjesë e seriali ““Emri im është engjëll” .

Këta aktorë kanë pranuar se fal serialit “Më fal” kanë arritur të jenë më të njohur edhe jashtë kufijve./21Media

Back to top button