Lufta e dytë në Kongon afrikane përfshiu nëntë shtete që luftuan në territorin kongolez në konfliktin më të përgjakshëm që nga Lufta e Dytë Botërore

Lufta e dytë në Kongon afrikane përfshiu nëntë shtete që luftuan në territorin kongolez në konfliktin më të përgjakshëm që nga Lufta e Dytë Botërore

Deri në vitin 2008, 5.4 milionë njerëz u vranë, në të njëjtin vit kur OKB përdhunimet edhe zyrtarisht i shpalli si armë lufte, veçanërisht ashtu siç ndodhi gjatë këtij konflikti.

Dy dekada pas luftës, dhuna seksuale është ende një normë në shtet. Republika Demokratike e Kongos, në veçanti pjesa lindore e vendit, mbart titullin e paskrupullt të qendrës së botës kur flitet për përdhunim.

Gratë që mbijetuan gjatë luftës, që zyrtarisht zgjati deri në vitin 2003, kanë jetuar që nga ajo kohë në një varfëri të plotë, dhe tani ato flasin për atë që lufta i bëri jetës së tyre 20 vjet pas fillimit.

Claudine nga Ruanda, një shtet në kufi me Kongon, ishte vetëm 13-vjeç gjatë gjenocidit të vitit 1994, kur u vra babai i saj. Pas gjenocidit, motra e saj vdiq pasi u sëmur, ndërsa ajo u detyrua të martohej si 16-vjeçare. Burri i saj ishte rreth gjashtëdhjetë vjeç dhe e përdhunoi vazhdimisht, shkruan Independent.

“Babai im u vra gjatë gjenocidit, sepse ai e fshehu Tutsit. Nëna dhe unë mbijetuam, pasi ishim të fshehura në kopsht, “tha ajo.

Claudine pohon se nuk e dinin që bashkëshorti i saj ishte i infektuar me HIV, pasi për këtë nuk u kishte treguar askush.

Ajo mbeti e traumatizuar kur kuptoi se ai e kishte infektuar me këtë sëmundje të rrezikshme.

“Shkova në shtëpi dhe e pyeta pse më ke gënjyer dhe e ke fshehur nga unë. Vetëm dëshiroja të fshihesha dhe të mos bisedojë kurrë më me askënd”, tregon ajo.

Ndërkohë bashkëshorti i tij vdiq nga sëmundja, Claudine tash është aktiviste në shoqërinë, e cila flet haptas për tmerrin e HIV-it. Shkon nëpër sholla dhe iu mban ligjërata vajzave të reja lidhur me rreziqet që sjell kjo sëmundje.

“Ndonjëherë, fëmijët tanë do të keqtrajtoheshin në shkollë nëse prindërit e tyre ishin HIV pozitiv. Fëmijët nuk donin të uleshin me ta, ata do të ktheheshin në shtëpi me lot”, tregon ajo.

Por nuk është vetëm Claudine që ka pësuar tmerret e jetës si pasojë e luftës. Lucie, po ashtu ka mbijetuar luftën, është ndarë nga burri, i cili e rrahu pa mëshirë dhe në fund e braktisi për shkak të femrave tjera.

Ajo tregon se kishin një butik të përbashkët, por pas divorcit bashkëshorti i tha se ajo nuk ka të drejtë për asgjë, pasi këtë të drejtë tashmë e kishte gruaja e tij e re.

Kushërirat e saj tregojnë se si Lucie, tash 39-vjeçare, ishte rrahur si shtazë. Kur ajo shkoi në polici për të treguar rastin, asaj i kërkuan fakte si xhirim me telefon, të cilin nuk e kishte dhe kështu burri i saj shpëtoi pa u arrestuar.

Danielle Spencer, një këshilltare kundër dhunës në ActionAid UK, thotë se shumë gra dhe vajza në Ruanda dhe Kongo iu janë ekspozuar kategorive të dhunës që janë krejtësisht të pa konceptuara.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka nisur para gjenocidit dhe luftërave të mëvonshme, dhe OKB tash propagandon se këto janë shenja të hershme të një lufte të ardhshme. Ne e dimë gjithashtu se në kohën e konfliktit gratë dhe vajzat përjetojnë dhunë të shumëfishtë nga anëtarë të njohur, por edhe të panjohur – anëtarë të familjes apo ushtarë “, thotë Spencer.

Sipas saj, rrënja e gjithë kësaj është pabarazia e gjinive dhe porosit se nuk përballemi me problemet rrënjësore që ndodhin gjatë luftës, gratë nuk do të jenë të sigurta as në paqe.