Kaloni te përmbajtja kryesore

ME dhe Universiteti “Columbia” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York nënshkruan mëngjesin e sotëm memorandum të bashkëpunimit.

Përmes këtij bashkëpunimi, universiteti amerikan do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë drejt zbatimit të suksesshëm të strategjisë së energjisë, e cila tashmë është miratuar edhe në Kuvend, përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike.

Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit është mbajtur në ndërtesën qeveritare ndërsa përfaqësuesit e universitetit u pritën nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button