Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti trafiku në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Policisë me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button