Me dokumente të falsifikuara vodhi mbi 100 mijë euro
Arrestohet i dyshuari
Një shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin e bazuar se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës duke e dëmtuar me vlerë prej 105 mijë e 840 euro, shkruan 21Media.
Njësia përkatëse policore ka njoftuar se është duke trajtuar rastin./21Media