Me fëmijë të vegjël e me qira! Shtëpia është nisur, por duhet ndihmë për ta përfunduar

 

Familja Ramadani nga Shipkovica e Tetovës që nga gushit i vitit 2019 ka mbetur pa shtëpi, pasi e njëjta ishte përfshirë nga zjarri. Ata tash e dy vjet janë duke jetuar me qira në Tetovës.

Arbeni, djali i kësaj familje vështirë po përballet me pagesën e qirasë. Ai për TV21 tha se falë ndihmës së fshatarëve të Shipkovicës ka nisur ndërtimin e shtëpisë, por mundësitë financiare për të përfunduar janë të vogla.

“Prej kur është djegur shtëpia unë jam me qira me një shtëpi private në Tetovë edhe me ndihmën e banorëve të Shipkovicës që janë në diasporë edhe me ndihmën e disa banorëve tjerë që me emra nuk i dijë  se kush janë, me ndihmën e atyre kam arritur që të ndërtojë një shtëpi deri në gjendjen që shihet edhe para kamerave. Dhe për momentin nuk mund ta përfundojë  dhe kisha lut kush sa ka mundësi të më ndihmojë të përfundoj këtë shtëpi pas që vërtetë jam me një gjendje shumë të rëndë. Jam me fëmijë të vogël, babën e kam të sëmurë, me punë vetëm unë punojë baba nuk  punon”, tha Arbeni.

Por, për Arbenin asgjë nuk është e lehtë.

“Unë harxhimet e mia i kam rreth 500 euro bashkë me qiranë që kam. Kaq, me punën që bëj unë mundohem  dhe si thonë vetëm shpirti im e din. Dhe kush sa ka mundësinë e vetë se sa ka mundësi të më ndihmojë, kush ka kush nuk ka edhe Zoti i ndihmoftë atyre”, u shpreh ai.

Edhe pse në moshë të  re ai ka mbi supet hallet e gjithë familjes.

“Prej kur më është djegur shtëpia unë jam me qira edhe falënderim nga Allahu  që më ka mundësuar që të ndërtoj këtë shtëpi  që ta përfundoj, por për momentin unë nuk kam mundësi që ta përfundoj, por mundësitë e mija janë deri këtu”, shtoi ai.

Që kjo shtëpi të përfundojë duhet ndihma e njerëzve humanë, shkruan TV21./21Media

Kontakti:

Arben Ramadani

070 867 204

Stopaska Banka

200003739772524

Back to top button