“Më kujton Shqipërine komuniste”, Lama: Qeveria ka tendencë për ta izoluar vendin

Analistja Alma Lama në emisionin “Click” në RTV21 tha se po vazhdon izolimi i Kosovës, ajo për këtë përmendi faktin se Kosova po rrezikon përjashtimin nga CEFTA .
“Ka një tendencë të kësaj qeverie për ta izoluar vendi, mua më kujton Shqipërinë komuniste dhe Enver Hoxhën që krejt luftën e bënte kundër botës shpikte armiq në katër anët dhe kërkush më nuk merret me të… ti atëherë je terësisht I dështuar”, tha Lama.
Ajo shtoi se shtetet e vogla kanë nevojë për mbështjetjen e aleatëve të fuqishëm, e quajti Kosovësn si një shtet të papërfunduar pasiqë sipas saj ende nuk është anëtarësuar në OKB.
Ta fusë vetën në izolim ndërkohë që I duhet tërësisht e kundërta, mendoj se është një vetëvrasje politike dhe diplomatike dhe këtu është vetëm Kurti fajtor”, tha ajo./21Media