Molliqaj: Partitë opozitare janë në gare se cila ka me qenë partneri i ardhshëm i Kurtit

(Lajm i përditësuar)


Molliqaj: Partitë opozitare janë në gare se cila ka me qenë partneri i ardhshëm i Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj  në emisonin “Click” në RTV21 pati kritikë për partitë opozitare, pasi që sipas tij nuk kanë arritur që ta bindin popullin se qeverisja e Kurtit është e keqe për Kosovën.

“Unë besoj se partitë opozitare sot i kemi në garë cila ka me qenë partneri i ardhshëm i kryeministrit Kurti. Nëse me ta flet dhe ata i dëgjon është qysh me bo Kurtin”, tha Molliqaj.


Molliqaj: Asociacioni nuk sjell paqe

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj  në emisonin “Click” në RTV21 tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk është zgjidhje.

Ai tha se nëse do të votohej nga populli i Kosovës, do të përpiqej seriozisht që të binde bashkësinë ndërkombëtare se asociacioni nuk është paqe.

“Edhe kur të themelohet nuk do të sjell paqe, me njerëz si Kurti dhe Vuçiqi në pushtet nuk sjell paqe”, u shpreh Molliqaj.


Molliqaj: Situata e arrestimit të serbëve në veri krahasohet me atë të Millosheviqit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se kryeminsitri Kurti e ka përdorur policinë për veprime në veri.

“Ka njëfar se ‘hajt se ska dert që qat politikanin serb e arrestuan se është serb’ , kadale se është #ështje kohe se e arreston edhe politikanin shqiptar. E kanë toleru Millosheviqin hajt se poi a bën kundërshtarëve shqiptarëve”, tha Molliqaj në emisionin “Click” në RTV21.

Kur u pyet se a po e krahason Kurtin me Millosheviqin, ai tha se situata është e krahasueshme.

“Situata ku serbët e kanë mbështet Millosheviqin e masandej Milloshevqi ua ka bë edhe serbëve është e krahasueshme, shqiptari që sot thotë se s’ka me ua bë serbëve në veri mbane mend se ka me u bë edhe shqiptarëve”, tha Molliqaj.


Kurti: Kurti ka përpjekje serioze për autoritarizëm

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pohoi në emisionin “Click” në RTV21 se shteti i Kosovës po tenton të kapet nga pushteti. Ai përmendi rastin e televizionit publik, për të cilën tha se Kurti i kërkoi vet ish drejtorit Gërvalla që të japë dorëheqje.

“U kap një media, policia e Kosovës është instrument i Qeverisë, në momentin që një qeveri e ka instrument organin e ligjit, është një prej momenteve më të mëdha të autoritarizmit. Institucionet e pavarura janë kapur , është sulmuar prokuorira dhe është tentu në tri katër drafte të njëpasnjëshme me u kap Këshilli Prokurorial , …”, tha Hoxhaj.

“Cka ndodh nëse na amrrin Gjykatën Kushtetuese qysh na mori policiën, Polica është instrument i Kurtit pikë.”, tha Molliqaj

Ai shtoi se në histotinë e Ksovës Kurti ka përpjkejke serioize për autoritarizëm nuk ka asnjë Qeveri që ka kaluar ligje antikushtetuese.

“Kurt të ekziston Kurti si autoritar ose dikush tjetër është çështje kohe kur implementohet…Kurti ka përpjkejke serioize për autoritarizëm.”, tha Molliqaj.


Molliqaj: S’ka dilemë që Policia e Kosovës është e instrumentalizuar nga pushteti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha në emisionin “Click” në RTV21  tha se SHBA në deklaratën e saj ka pohuar se policia po instrumentalizohet nga qeveria.

“Nuk ka dilemë që Policia e Kosovës është instrumentalizim i pushtetit si të asnjë pushteti tjetër. Ka pas kriminalizim në polici, lidhje të shkurta, por instrumentalizmi nuk ka pasur”, tha Molliqaj.

Përmendi mbylljen e strukturave paralele në veri për të cilat tha se janë bërë pa vendim gjykate.


Molliqaj: Ura e Ibrit do të hapet vetëm atëherë kur të bien dakord bashkësia ndërkombëtare

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se Ura e Ibrit do të hapet vetëm atëherë kur të bien dakord bashkësia ndërkombëtare.

Kur u pyet se a do ta hapë kryeministri Kurti, Molliqaj tha se nuk e di për këtë.

“Nëse se hap Kurti kemi izolim, nëse e hapë Kurti kemi autonomi jo çlirim”, tha Molliqaj


Molliqaj: Kurrë më larg Kosova me Shqipërinë se në këto 4 vjet s’ka qenë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se ka mjaftueshëm elemente që tregohet se kryeministri ka karakter autoritar. Kur u pyet se si do të dal në zgjedhjet e ardhshme partia në pushtet, Molliqaj tha se autoritaret zgjasin më shumë ne politikë.

“Albin Kurti ka ardhur në pushtet me lidhjen më të fortë ndërkombëtare me Gjermaninë, me asnjë shtet tjetër s’ka pasë marrëdhënie me të mirë. Nuk mundemi me thënë se Gjermania ka qenë e keqe, ky e ka pas marrëdhinen me të fortën me jashtë me Gjermaninë, dhe me Gjermaninë e prishi më së shumti”, tha Molliqaj.

Derisa foli edhe për synimin e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkim kombëtar.

“Kurrë më larg Kosova me Shqipërinë se në këto 4 vjet s’ka qenë, as në bashkëpunimin institucional as në përçarjen popullore…mund të ketë qenë në komunizëm …se di a e dini që para se me ardhë Kurti në pushtet vullneti i popullit të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë ka qenë 80% e në Shqipëri 60% tash është e kundërta”, tha Molliqaj. /21Media

Back to top button