Me lot në sy Ellen DeGeneres i jep fund emisionit të saj

Ellen DeGeneres duke u munduar të mbajë lotët po i jep fund emisionit “The Ellen DeGeneres Show”.
Ylli ka drejtuar “The Ellen DeGeneres Show” që nga viti 2003 dhe emisioni afatgjatë do të përfundojë të enjten, përcjell portali rtv21.tv
Në një video paralajmëron për shfaqjen e fundit, Ellen, 64 vjeç, para një publiku të zhurmshëm, përfshirë gruan e saj Portia de Rossi dhe vëllain Vance DeGeneres në rreshtin e parë.
Duke luftuar lotët, Ellen mban një dorë në gjoks, duke i thënë: Faleminderit.

Për episodin e fundit, Ellen do t’i bashkohet Jennifer Aniston, pothuajse 20 vjet pasi ylli i Friends ishte e ftuara e parë në shfaqje. Kjo do të jetë paraqitja e saj e 20-të në Ellen.
Do të ketë edhe paraqitje të këngëtareve Pink dhe Billie Eilish.
Episodi i fundit u filmua në prill , me Ellen duke shkruar një mesazh se sa shumë ka ndryshuar bota që nga fillimi i shfaqjes.
“Sot ne incizuam episodin e fundit të Ellen Show që transmetohet më 26 maj. Kur e filluam këtë shfaqje në vitin 2003, iPhone nuk ekzistonte.
Mediat sociale nuk ekzistonin. Martesa e homoseksualëve nuk ishte e ligjshme. Ne pamë botën të ndryshonte, ndonjëherë për mirë, ndonjëherë jo. Por çfarëdo që të ndodhte, synimi im ishte gjithmonë që shfaqja të ishte një vend ku të gjithë mund të mblidheshim dhe të qeshnim për një orë. Të jem prezente në jetën tuaj ka qenë privilegji më i madh i jetës sime dhe më ka sjellë gëzim i jashtëzakonshëm.
Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit.”, pat shkruar ajo në Instagram
Në maj 2021, Ellen konfirmoi se emisioni i saj do të përfundonte pas sezonit të tij të 19-të pas një vargu akuzash për mënyrën e punës në shfaqje, megjithatë, ajo u zotua se reagimi i ashpër nuk kishte të bënte me vendimin./21Media

Back to top button