Kaloni te përmbajtja kryesore

Me mëngjes dy aksidente komunikacioni në Sllatinë

Dy aksidente komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 07:40 janë lajmëruar dy aksidente që kanë ndodhur në Sllatinë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi të premtën në mbrëmje pas reshjeve të vazhdueshme të borës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Kujtojmë se vetëm dje në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 67 aksidente, 2 me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 38 vetëm me dëmë materiale./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button