​Me ndezje të alarmeve kujtohen viktimat e 11 shtatorit

 

Me ndezje të alarmeve nga Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente u kujtuan viktimat nga sulmi terrorist në ShBA më 11 shtator të vitit 2001.

Pjesëtarët e zjarrfikësve për rajon e Prishtinës kanë pastruar pllaton e bulevardit “Bill Clinton” si dhe është ulur në gjysmë shtizë flamur amerikan.

Kryetari i shoqatës “ Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se me këto aktivitet sot po I nderojnë viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Kullat Binjake.

Në emër të ambasadës amerikane në Kosovës dhe ICITAP, Stiven Hjuit tha se ngjarje e 11 shtatorit ka sjell ndryshime rrënjësore në Amerikë pasi shumë qytetarë humbën familjarët e tyre.

Hjuit derisa falënderoi shtetin e Kosovën që në çdo përvjetor i kujtojnë viktimat e sulmit terrorit të 11 shtatorit 2001, tha se zjarrfikësit dhe policët e shtetit amerikan ishin ata që u përballën me këtë tragjedi dhe ndihmuan popullin e tyre.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se gjaku i dëshmorëve është fara e lirisë dhe paqes dhe e një bote që do e kemi një fron ku gjithë së bashku do e luftojmë të keqën.

Sulmin ndaj shtetit amerikan e ka cilësuar si një sulm ndaj njerëzimit.

Kurse, zëvendëskryeimami i Bashkësisë Islame, Fatmir Iljazi tha se terrorizmi nuk njeh gjuhë, fe e nacionaliteti prandaj nevojitet bashkëveprim për të ecur përpara për më shumë paqe dhe dashur në botë.

Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikal, 15 prej tyre ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani. Në këtë sulm terrorist humbën jetën 2,996 njerëz në katër zona të ndryshme. /kp

Back to top button